Google ADS

Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras

15:21 | 27 Tetor 2024
E.G

Suhareka i ka shkaktuar humbje Prishtinës, ndërsa Malisheva dhe Drita janë ndarë baras.

Të dielën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Suharekë, Prishtina është mposhtur me rezultat 2-1.

Skuadra vendase e ka gjetur epërsinë shumë herët, kur Zeka ka realizuar gol në minutën e tretë. Prishtina ka reaguar brenda pjesës së parë, duke barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e një përmes Ajdinit.

Pjesa e dytë ka qenë vendimtare dhe në skenë ka dalur Fetahaj që ka siguruar fitoren për Suharekën në minutën e gjashtëdhjetë e tetë.

Në ndeshjen tjetër, e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Drita kanë luajtur një ndeshje pa gola, duke përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani vazhdon të kryesojë tabelën me tetëmbëdhjetë pikë, njëjtë si Malisheva që është në vendin e dytë. Në fund të tabelës qëndron Feronikeli me vetëm dy pikë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme