Suhareka fiton me rikthim ndaj Gjilanit

18:09 | 1 Shtator 2024
D.H

Suhareka ka arritur të shënoj fitore ndaj Gjilanit me rezultat 3-2 në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët kur në minutën e 15-të, realizoi Robert Rrahmani, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo rezultati u barazua menjëherë pas tre minutave me golin e Mevlan Zekës.

Gjilani riktheu epërsinë sërish përmes Jarovicit në minutën e 38-të.

Por, fytyra tragjike e ‘skifterave’ ishte Kushtrim Shabani kur në minutën e 42-të, u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij më një lojtar më pak në fushë.

Këtë e shfrytëzoi për mrekulli skuadra vendase, ku fillimisht në minutën e 80-të barazoi rezultatin në 2-2 me golin e Stijepovicit.

Kurse katër minuta më vonë, Rexhaj shënoi golin e tretë për të përmbysur rezultatin dhe për t’ia siguruar Suharekës fitoren e radhës në elitë.

Suhareka ka shtatë pikë në tri ndeshje të luajtura kurse Gjilani ende nuk e ka shijuar fitoren pas katër ndeshjve këtë edicion dhe ndodhen në vendin e tetë me dy pikë të grumbulluara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme