Google ADS

Suedia me rezultat të ngushtë mposhtë Kosovën, ndeshje e dominuar nga “Dardanët”

17:35 | 12 Janar 2020
Arbresh Info

Suedia ka mposhtur Kosovën me rezultat të ngushtë 1 – 0, ndeshje e cila u zhvillua në Doha të Katarit.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga “Dardanët” të cilët kishin gjashtë gjuajtje drejt portës kundërshtare, por assesi nuk gjetën golin, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte përsëri Kosova më e rrezikshme, por rrugën drejt golit e arriti Suedia përmes Simon Hedlun në minutën e 75-të.

Pas një gabimi në mbrojtje Hedlun u gjend përball Visar Bekaj dhe ia doli të dal fitues.

Kujtojmë që për Kosovën kjo ishte përballja e parë në histori ndaj Suedisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme