Anglia ka vazhduar tutje në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Pas fitores me rezultat 0 me 2 kundër Suedisë në stadiumin Samara Arena pasditen e sotme (e shtunë), “Tre Luanët” kanë siguruar një vend në gjysmëfinale të turneut madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Harry Maguire, i cili realizoi golin e epërsisë për skuadrën e Gareth Southgates në minutën e 30′, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 25-vjeçari është vlerësuar me notën 8.9.
Te kombëtarja angleze me notë të lartë janë vlerësuar edhe Jesse Lingard (8.2), Dele Alli (7.6) dhe Ashley Young (7.4).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Suedisë, Olsen (5.6)./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...