Suedi – Zvicër, shpërthen ndeshja me një autogol

17:27 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Zvicra e katër shqiptarëve, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka po e sfidon Suedinë në 1/16 e finales së Kampionatit Botëror. 

Suedia kalon në avantazh me rezultat 1:0 me autogolin e realizuar nga Akanji në minutën e 67-të. 

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultat 0:0. Si Zvicra ashtu edhe Suedia kishin disa raste për shënim, por rrjetat mbetën të pa prekura. 

Sfida po pritet me shumë interes si nga zviceranët ashtu edhe nga shqiptarët. 

Katër shqiptarë janë aktivizuar në këtë ndeshje nga trajneri Vladimir Petkovic. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme