Luis Suarez ka rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19, dhe ai do të jetë në gjendje të ribashkohet me shokët e tij të Atletico Madridit në stërvitjen e sotme.
Sulmuesi uruguaian do të jetë në dispozicion për Diego Simeonen kundër Real Valladolid, ndeshje kjo që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Suarez kishte qëndruar i izoluar për dy javë pasi kishte rezultuar pozitiv për koronavirus gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Uruguait.
Por, pasi u rikthye në Spanjë dhe qëndroi në karantinë në banesën e tij në Madrid, ai kishte qenë në gjendje të stërvitej larg nga shokët e skuadrës.
Skuadra e Atleticos ka qenë pa Suarez në disa ndeshje të rëndësishme, si kundër ish-klubit të Barcelonës, dhe dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës dhe Bayern Munchen.
33-vjeçari do të luajë kundër Valladolid të shtunën në mbrëmje, dhe në rast fitoreje do të ngritet në krye të tabelës në La Liga. Ndërsa pritet gjithashtu të luajë ndeshjen kryesore të mërkurën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Red Bull Salzburg. /Gazeta Express/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...