Google ADS

Suarez reagon ashpër pas zëvendësimit, Valverde shpjegon arsyen

15:03 | 28 Shtator 2017
Arbresh Info

Ernesto Valverde ka shpjeguar pse Luis Suarez reagoi ashpër kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Sporting Lisbonit.

Suarez dukej i pa kënaqur me vendimin e trajnerit për të zëvendësuar atë vonë në fushë me Aleix Vidalin, transmeton portali arbresh.info.

Luis Suarez ishte i pakënaqur me vendimin e Ernesto Valverdes
Luis Suarez ishte i pakënaqur me vendimin e Ernesto Valverdes

Trajneri i Barcelona ka zbuluar se ndryshimi është bërë për të humbur kohë, gjë e cila duket se nuk i pëlqeu aspak reprezentuesit uruguaian.

“Ndeshja ishte afër përfundimit, nuk kishte arsye tjetër për ndryshim”, tha ai.

Suarez është duke u kritikuar ashpër për formën e tij të dobët para golave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme