Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez duket se ka pranuar që Antoine Griezmann do t’i bashkohet klubit.
Ish sulmuesi i Liverpoolit ishte pyetur rreth sulmuesit francez, i cili është përfolur shumë rreth një transferimi prej 100 milionë euro gjatë verës te klubi në Camp Nou nga Atletico, transmeton portali arbresh.info.
“Pas arritjes së Coutinhos dhe Dembeles, është ngazëlluese që ne jemi duke transferuar lojtar me kualitet si të Antoines”, ka thënë Suarez për ‘Radio Rincon’.
“Ata janë të gjithë lojtarë të mrekullueshëm me kualitet të lartë dhe Griezmann ka luajtur në nivel të lartë për Atleticon që shumë vite dhe ka qenë pjesë kryesore e sulmit të tyre”
“Ai është i mirëpritur në këtë klub, ai nuk do të zë pozitën e dikujt por ai do t’i bashkohet klubit për të fituar trofe të rëndësishëm me skuadrën më të mirë në botë”
Megjithatë, pas intervistës, ‘Cadena Cope’ raportoi që gazetari që kreu intervistën, Javier de Leon, e përshkroi lojtarin si të “keqinterpretuar” dhe që “humbi kohën e tij”./arbresh.info/
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...