Luis Suarez dëshiron ta bëjë Barcelonën që të paguajnë para.
Ylli uruguaian nuk është i kënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri holandez, Ronald Koeman.
Koeman e ka njoftuar Suarezin se duhet të gjejë skuadër të re, dhe këtë e ka bërë gjatë një bisede përmes telefonit, e cila zgjati 90 sekonda.
‘Sky Sport Italia’ raporton se Suarez tashmë kërkon të marrë secilin cent nga kontrata e tij që vlen edhe një vit (me mundësi vazhdimi për një tjetër sezon), transmeton lajmi.net.
Kjo është edhe arsyeja që Juventus nuk po zyrtarizon kalimin, pasi lojtari nuk është i gatshëm për shkëputjen e kontratës me Barcelonën, me marrëveshje të dyanshme.
Gjithsesi, te Juventus janë të vendosur që ta bindin lojtarin që të shkëpusë kontratë sa më parë, për të finalizuar lëvizjen.
Barcelona duhet të paguajnë 14 milionë euro nëse duan të shkëpusin kontratën e Suarez.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë