Të padëshiruarit në Barcelonë, Luis Suarez, i dështoi kalimi në Juventus, por besohet se Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain janë duke e përcjellur uruguaianin.
Transferimi dështoi për shkak të problemeve me pasaportën dhe ndryshimin e mendjes nga brenda menaxhmentit të Juventusit, e që e la Suarezin me tri opsione.
Sipas AS, Suarez mund të qëndrojë në Barcelonë por edhe mund të largohet në drejtim të Atletico Madridit apo Paris Saint-Germain.
Trajneri i Atletit, Diego Simeone raportohet se ia ka hapur dyert jugamerikanit që ti bashkohet atij në Madrid, derisa finalisti i Ligës së Kampionëve, PSG mund ta ofrojë atë për një ribashkim me Neymar në Parc des Princes.
AS raporton që Barcelona frikësohet që ai do të qëndrojë, përderisa sulmuesi është i palumtur me trajtimin që i bëhet në Kataloni e që nuk dëshiron që të largohet derisa ta përfundojë tërë kontratën e tij duke marrë tërë pagat deri në vitin tjetër.
Gazeta thotë se Atletico Madrid mund t’ia ofrojë ose Alvaro Moratan apo Diego Costan si dhe t’i ofrojë Suarezit vend startues në skuadër por ata nuk janë në gjendje të paguajnë pagën momentale të tij. /GazetaExpress/
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...