Google ADS

Suarez – Juventus, lajmi i fundit nga Barcelona

14:54 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Juventus vazhdon të negociojë me Barcelonën për transferimin e sulmuesit Luis Suarez.

Juventus dhe Barcelona kanë intensifikuar kontaktet për finalizimin e transferimit të Luis Suarez te skuadra italiane, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Raportet e mira mes klubeve, të ndihmuara edhe nga marrëveshja e fundit e shkëmbimit mes Miralem Pjanic e Arthur Melo, e bëjnë më të lehtë pajtimin për kalimin e yllit uruguaian në Torino.

Barcelona dhe Juventus janë duke finalizuar detajet e fundit për kompensimin e Bianconerëve për transferimin e Suarezit.

Mirëpo, e vetmja vonesë mund të vjen nga pajisja e Suarezit me pasaportë italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme