Luis Suarez ishte i destinuar të kalonte te Juventusi në vitin 2012, por Liverpooli reagoi më shpejtë n atë kohë, thotë Brendan Rodgers.
Uruguaiani pastaj u largua nga Liverpooli për të kaluar te Barcelona për 81 milionë euro në verën e viti 2014.
“Mendoj se te Liverpool, mund të llogaritësh gjithmonë te lojtarët kryesor, pasi je në një klub ikonë, një institucion botëror”.
“Kur shkova fillimisht aty, Luis ishte i destinuar të kalonte te Juventusi, por ne shkuam dhe biseduam me të, duke i thënë se skuadra do të ndërtohej përreth tij dhe se besojnë në kualitet që ai i ka”.
“Në sezonin e dytë, kishin rivalitetin që vinte nga Arsenali”.
“Pastaj ai vazhdoi të ketë sezone të mira dhe ne e dinim që pas atij sezoni të hatashëm që kishte, nuk do të mund ta mbanim më”, ka thënë ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Suarez kishte kaluar te Liverpooli në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Juventusi ishte i interesuar që ta merrte gjatë verës.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë