Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez ka pranuar që largimi i kapiteni Andres Iniesta do të lë një hapësirë të madhe si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Iniesta është i vendosur për transferim te klubi Vissel Kobe në Japoni pas 22 viteve qëndrim në Kataloni te klubi i tij i fëmijërisë – Barcelona, transmeton portali arbresh.info. 34-vjeçari ka ngritur lartë nëntë tituj në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe tri Kupa të Botës.
Derisa Iniesta është duke ia mësyrë J Leagues, Suarez beson që veterani është i pazëvendësueshëm.
“Kam mësuar shumë gjëra. Ai është një lojtar që luan gjithashtu në pozitën time dhe unë kam qenë i fokusuar në të në çdo seancë stërvitore për të parë atë që bënë në ndeshje që të përmirësohem”, ka thënë Suarez për ‘Marca’. “Mendoj se do të jetë pothuajse e pamundur për të zëvendësuar atë me një tjetër lojtar, por kjo është diçka që ne do të përballemi me të”
“Do të jetë një hendek i madh për tu përmbushur në futboll, aspektin personal dhe çështjen njerëzore me largimin e kapitenit tonë”
“Ai do të mbahet mend si një legjendë”
Suarez, i cili u riktheu te Barcelona nga Villareali në vitin 2016, është duke kërkuar që të jetë më i pranishëm në fushë nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...