Google ADS

Suarez e pranon se kishte marrëveshje paraprake me Juventusit – testi për gjuhë ia dështoi transferimin te Zonja e Vjetër

12:19 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sipas Il Corriere dell’Umbria, Luis Suarez u ka thënë autoriteteve italiane se kishte një marrëveshje paraprake me Juventusin në muajin gusht, por Zonja e Vjetër u tërhoq nga gara për të nënshkruar me atë në mes të shtatorit.

Sulmuesi i Atletico Madridit u intervistua nga autoritetet në Perugia si pjesë e hetimit mbi provimin e manipuluara të gjuhës italiane.

33-vjeçari thuhet se konfirmoi se ishte informuar në lidhje me pyetjet para provimit, duke shtuar se ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Zonjën e Vjetër në fund të muajit gusht.

Më 14 shtator, megjithatë, drejtori i Juventusit Fabio Paratici e informoi atë dhe shoqëruesit e tij për te Zonja e Vjetër se nuk do të nënshkruanin me atë.

Prokuroria e Perugia konfirmoi në fillim të muajit pezullimin për tetë muaj nga ushtrimi i detyrës publike për Rektorin e Universitetit, Giuliana Grego, drejtorin gjeneral të Universitetit, Simone Olivieri dhe profesorët Stefania Spina dhe Lorenzo Rocca, pasi ishin përfshirë në këtë skandal

Fabio Paratici është gjithashtu nën hetim.

“Krimi i pretenduar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Perugia është ekskluzivisht neni 371 i Kodit Penal”, shkroi Juventusi në një deklaratë zyrtare më 4 dhjetor.

“Klubi përsërit fuqimisht korrektësinë e punës së Paraticit dhe është i bindur se hetimet në vazhdim do të ndihmojnë në sqarimin e pozicionit të tij brenda një kohe të arsyeshme”, thuhet më tej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme