Suarez e pranon: La Liga është e pamundur, duhet fokusohemi në Ligën e Kampionëve

16:40 | 15 Korrik 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka konfirmuar se nuk mund ta fitojnë La Liga-n dhe duhet fokusohen në Ligën e Kampionëve.

Në La Liga, Barcelona është katër pikë mbrapa “Los Blancos”, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje të pazhvilluara, transmeton portali arbresh.info.

Uruguaiani ka kërkuar nga skuadra që të përgatiten për Ligën e Kampionëve dhe të harrojnë La Liga-n.

“Nëse do jem i sinqertë, liga është bërë e pamundur që të fitohet”.

“Kemi humbur shumë mundësi, ndaj Sevilla-s, Celta Vigo dhe Atletico Madrid-it. Goli i Aspas te Celta na dëmtoi shumë, ngase humbë shans të madh”.

“Tani duhet fokusohemi në Ligën e Kampionëve, aty është qëllimi ynë”, deklaroi ai.

Barcelona e pret Napoli-n në Ligën e Kampionëve, ndërsa nëse fitojnë do përballen me fituesin e ndeshjes Chelsea – Bayern Munich./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme