Suad Sahiti është njëri ndër tre emrat e rinj që ju kanë bashkuar Kosovës për ndeshjen ndaj Letonisë, së bashku me Faton Malokun dhe Armend Thaçin.
Në një intervistë dhënë emisionit Sport’s Show në Klan Kosova ai foli për ndjenjat që ka për të përfaqësuar Kosovën dhe kërkon përkrahje sa më të madhe nga tifozët, shkruan Gazetasheshi.com.
“Është një ndenjë e veçantë të përfaqësoj vendim tim, të përfaqësoj vetën time. Jam i kënaqur jashtëzakonisht shumë me të gjitha gjërat këtu. Shpresoj të kemi rezultate positive dhe të mbetemi të gjithë të kënaqur”.
“Të luash në vendin tend është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Stadiumi është i mirë dhe presim përkrahje nga tifozët tanë të hënë mbrëma. Në fund do festojmë gjithë së bashku”, potencoi Suad Sahiti.
Sahiti gjithashtu tregoi për mundësitë që ka për të luajtur në këtë miqësore, duke u shprehur:
“Trajneri vendos gjithsesi për angazhimin tim në lojë, por unë jam i gatshëm në çdo moment që ai ka nevojë për mua”.
Kosova dhe Letonia luajnë në “Adem Jashari” të hënën mbrëma me fillim nga ora 19:30.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...