Cristiano Ronaldo raportohet se pret t’i thotë lamtumirë gjatë verës gjashtë bashkëlojtarëve në Real Madrid, përfshirë Karim Benzemas dhe Keylor Navasit.
Gjiganti spanjoll është duke kaluar një sezon të tmerrshëm bazuar në standardet e tyre dhe aktualisht janë 19 pikë prapa liderit në La Liga – Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Zinedine Zidane është nën presion për t’i dhënë skuadrës së tij titullin e Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi, përndryshe mund të përfundojnë sezonit si të dështuar me asnjë tituj.
Real Madrid pritet të shfrytëzoj të holla të mëdha për transferimin e lojtarëve të rinj gjatë verës për shkak se synojnë të rivitalizojnë skuadrën e tyre të dobët. Kjo do të thotë se do të ketë një stuhi largimesh gjithashtu dhe Ronaldo tashmë beson që gjashtë lojtarë do të nisen drejtë derës së largimit.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Cristiano Ronaldo është informuar për kandidatët e mundshëm nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Kiko Casillas, Marcos Llorente, Achraf Hakimi dhe Borja Mayoral pritet të gjithë të shiten dhe tashmë bordi është duke punuar për marrëveshjet e mundshme. Cristiano Ronaldo thuhet se ka mësuar që dy bashkëlojtarët e tij që janë të rregullt në formacionin startuar do të mbledhin gjithashtu plaçkat e tyre.
Benzema pritet të shkarkohet në mënyrë që Real Madridi të nënshkruaj me një superyll në front, ndërkohë që Keylor Navas pritet të zëvendësohet nga David de Gea ose Thibaut Courtois.
Përveç kësaj, trajneri Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspurit është përfolur si një zëvendësues i mundshëm i Zidanes nëse Perez vendos të heq dorë edhe nga francezi./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...