Studentët kosovarë pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Universitare 2024

15:08 | 13 Korrik 2024
K.B

Në mesin e 400 universiteteve nga 40 vende evropiane, flamuri i Kosovës valoi në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane Universitare 2024, të cilat po mbahen në Hungari.

Lojërat Evropiane Universitare janë një ndër ngjarjet më të mëdha të sportit universitar në botë, ku garojnë studentë nga universitete të ndryshme evropiane.

Delegacioni  i përbërë nga Musa Selimi, president i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Fidan Hamiti, sekretar i FSUNK-së dhe studentët garues, parakaloi krenarë më flamurin e Kosovës, në këtë ceremoni ku studentët e Universitetit të Prishtinës pritet të garojnë në disiplinat Basketboll 3×3 (M) dhe Karate (F).

Pjesëmarrja e studentëve të Kosovës në këto lojëra të rëndësishme të sportit universitar është mundësuar dhe koordinuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme