Alexander Wehrle, drejtori ekzekutiv i Stutgartit, në një intervistë për Kicker ka treguar se çfarë torturash kanë kaluar tifozët e klubit gjerman gjatë vizitës së fundit në Beograd për ndeshjen me Cervena Zvezdës.
Crvena Zvezda priti Stutgartin më 27 nëntor dhe një ditë para ndeshjes tifozët e skuadrës gjermane u përballën me probleme të mëdha.
Tifozët e Stutgarti në kufi me Serbinë ka mbetur pa grupin më të zjarrtë të tifozëve, pasi 700 prej tyre iu ndalua hyrja në Serbi dhe u desh të ktheheshin në shtëpi.
Wehrle thekson se rojet kufitare u sollën në mënyrë joprofesionale ndaj gjermanëve.
“Burrat, por edhe gratë, u zhveshën duke i lënë pas asnjë rrobë, vetëm sepse do të shkonin një ndeshje”, deklaroi Wehrle.
Por kjo nuk ishte fundi i problemeve për tifozët e Stutgartit. Ata që kanë mbërritur në Beograd janë sulmuar nga grupi famëkeq Delijen në rrugët e kryeqytetit serb dhe policët i kanë trajtuar në mënyrë joprofesionale në vetë stadiumin.
“Ata që arritën të hynin në stadium u mbajtën në tribuna për më shumë se dy orë pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë asaj kohe nuk u lejuan as të shkonin në tualet. Kjo është sjellje e papranueshme dhe për këtë është informuar UEFA. Duhet marrë parasysh këtë kur licencohet çdo klub duhet të sigurojë sjellje njerëzore ndaj tifozëve të ekipit kundërshtar”, përfundoi Wehrle.
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...