Struga ngec në takimin e parë ndaj Breidablik, duke e shtyrë për javën e ardhshme diskutimin final të “biletës” për kalimin në fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja e parë e Strugës me ekipin nga Islanda që u luajt në “SRC Biljanini Izvori” u mbyll me rezultatin 0-1.
Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 28’ me Shabani-n, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull.
Ndërsa në minutën e 35’ Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose të me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League dhe të vijojë të shkruajë historinë në këtë sezon të veçantë./ss
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...