Struga fiton sfidën e parë ndaj armenëve në Conference League

19:26 | 24 Korrik 2024
D.H

Struga e ka fituar sfidën e parë ndaj ekipit nga Armenia, Pyunik në kuadër të kualifimeve për Conference League me rezultat 2-1.

Për skuadrën shqiptare, realizoi në minutën e 8-të Besart Ibraimi, nga penalltia, shkruan Arbresh.info.

Derisa mysafirët barazuan po ashtu nga pika e bardhë në minutën e 23-të me anë të Lucas Villela.

Ndërkaq, Stefan Spirovski, e vulosi rezultatin e takimit 2-1 në minutën e 72-të.

Nga minuti i 60-të, armenët mbetën me një futbollist më pak, ku Serhiy Valkulenko, u ndëshkua me të kuq.

Loja e kthimit në Armeni, do të zhvillohet javën tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme