Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi.
Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke siguruar matematikisht vendin e parë falë diferencës prej tri pikësh ndaj kuqezinjve dhe avantazhit në ndeshjet direkte (dy fitore dhe një humbje).
Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, struganët shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autorë dy ish-futbollistë të Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Radeski.
Në fundin e pjesës së parë, Ibraimi realizoi një gol fantastik me një goditje të fortë nga jashtë zonës.
Golin e dytë e shënoi Radeski në pjesën e dytë, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes. Përballë portierit goditi saktë në cepin e portës, me topin që përfundoi në rrjetë./SS/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...