Kylian Mbappe është përjashtuar nga fusha për javët e ardhshme që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Real Madrid kundër Atletico Madridit.
Kjo do ta detyrojë Carlo Ancelottin të ndryshojë pak gjërat që skuadra e tij të fitojë derbin e Madridit të sezonit 2024/25.
Sipas The Athletic, Ancelotti po planifikon të zëvendësojë Mbappen me Luka Modric në formacionin fillestar për ndeshjen.
Trajneri italian mund të rikthehet në mesfushën me katër lojtarë për derbin me Atletico Madridin pasi e pa atë sistem të funksiononte mjaft mirë në sezonin e kaluar.
Modric do të shoqëronte Fede Valverde në mesfushë, duke lejuar Jude Bellingham të luante më përpara.
Vinicius Jr dhe Rodrygo do të drejtonin sulmin sikruse në edicionin 2023/24. /Telegrafi/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...