Paris Saint Germain po kërkojnë me ngulm dyshen e Ajax, Matthijs De Ligt – Frenkie de Jong.
Parisienët kanë mundësi të mirë për të nënshkruar me mbrojtësin De Ligt, mirëpo situata e njëjtë nuk qëndron me De Jong.
Ky i fundit thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Barcelonën, dhe nuk dëshiron tjetër skuadër.
Por, Paris Saint Germain po përdorin një metodë interesante, duke përdorur De Ligt si “karrem” për De Jong, shkruan “Mundo Deportivo”.
PSG janë në dijeni se dyshja ëndërrojnë që të vazhdojnë karrierën së bashku, diku larg Amsterdamit.
Mbetet të shihet nëse kjo strategji do të funksionojë për kampionët e Francës, por është e vështirë të besohet.
Frenkie de Jong dhe babai i tij veçse kanë bërë të qartë pëlqimin e tyre për Barcelonën.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...