Thomas Strakosha do të jetë pjesë e AEK. Gardiani kuqezi rikthehet në Greqi pas 12 vitesh, teksa do të jetë pjesë e skuadrës nga Athina.
Te AEK, Strakosha pret që të ketë më shumë hapësira teksa i është premtuar vendi i titullarit, por konkurrenca nuk do i mungojë.
Vetëm pak ditë më parë AEK transferoi italianin Alberto Brignolit, por duhet se skuadra nga Pireu dëshiron të ketë dy portierë të një niveli të lartë
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë e mbylli aventurën tek Brentford, ku nuk po gjente dot hapësira dhe tani do të bëhet pjesë e gjigantëve grek.
Ai zhvilloi tre ndeshje shumë të mira në Euro2024.
AEK menjëherë kërkoi informacion tek anglezët, me të cilët ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe tani kanë mbetur vetëm detaje e vogla, para se Strakosha të bashkohet me skuadrën e re.
Strakosha hapat e para të karrierës I ka hedhur tek skuadra e APOEL-it, por nuk debutoi tek skuadra e parë, teksa kaloi menjëherë te Lazio.
Për 29-vjeccarin ky është një rikthim në Greqi pas 12 vitesh. AEK është një prej skuadrave që kërkon titullin kampion në Greqi dhe me Strakoshën sheh më shumë siguri në prapavijë./ss
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...