Pavarsisht se ka rifituar formacionin me Maurizio Sarrin që ka nisur ta aktivizojë edhe në kampionat përveç se në Europa League, e ardhmja e Thomas Strakoshës vazhdon të jetë larg Lazios.
Gjasat janë që portieri i kombëtares shqiptare të mos rinovojë kontratën me bardhekaltrit, kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni.
Lamtumirën e Strakoshës nga kryeyqteti italian e bën akoma edhe më të besueshëm fakti që Lazio ka filluar të lëvizë në merkato për të gjetur një tjetër portier dhe madje është vënë në ndjekje të portierit më të shtrenjtë të historisë së futbollit, spanjollit Kepa Arrizabalaga të cilin Chelsea e bleu nga Bilbao për 80 milionë euro.
Kepa nuk po gjen hapësira te blutë që pas mbërritjes së Mendy dhe gjasat janë që të largohet ekzistojnë.
Por, Lazio mund ta marrë vetëm nëse dy klubet gjejnë një marrëveshje për shifra disa herë më të ulta nga ato që e bleu Chelsea vite më parë.
Nëse nuk arrin akordin me kampionët e Europës për Kepa Arrizabalagan, atëherë Lazio do ta hedhë vështrimin nga braziliani i Barcelonës, Neto.
Ndërkohë përsa i përket Thomas Strakoshës e ardhmja mund të jetë në Premier League me West Ham që qëndron në pole-position për të firmosur me gardianin shqiptar.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...