Strakosha në top formë para ndeshjeve të tetorit me Shqipërinë

10:35 | 8 Tetor 2024
D.H

Gardiani i portës kuqezi, Thomas Strakosha po kalon një formë të mirë me AEK-un në Greqi.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, në ndeshjet e shtatorit me Shqipërinë, ai zhvilloi edhe performanca të shkëlqyera me skuadrën e tij, shkruan Arbresh.info.

Në katër ndeshjet e fundit me AEK-un, ai ka arritur të mbaj tre herë portën e paprekur.

Kurse në vetëm në një ndeshje pësoi gol dhe atë një të vetëm.

Gardiani shqiptar tani është i gatshëm që të vazhdoj me këtë formë edhe në dy ndeshjet e radhës me kombëtaren e Shqipërisë, të cilat janë vendimtare për rrjedhën në grup.

Shqipëria ndodhet në grupin 1 të Ligës B të Kombeve, së bashku me Gjeorgjinë, Republikën Çeke dhe Ukrainën.

Ndeshjen e ardhshme, kuqezinjtë e luajnë ndaj Çekisë me 11 tetor në udhëtim, teksa një tjetër përballje e vështirë i pret tri ditë më vonë në Tbilisi, ndaj Gjeorgjisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme