Beppe Marotta vendosi ta fuste në listën e dëshirave të tij që në momentin kur ai ndali Dybalan nga pika e bardhë dhe që prej asaj dite, Thomas Strakosha ka fituar gjithmonë e më shumë terren në strategjinë e Juventusit për të ardhmen.
Portieri i Kombëtares Shqiptare edhe pse pak javë më parë rinovoi deri në vitin 2022 me Lazion, do të jetë një nga emrat më të përfolur në Itali gjatë merkatos verore. Numri 1 i Lazios është renditur në listën me 50 emrat e planifikuar nga drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, të paktën sipas asaj që bën të ditur e përditshmja torineze “Tuttosport”.
Gjithsesi, merkatoja e ardhshme vështirë se mund ta largojë 22-vjeçarin nga kryeqyteti dhe këtë e tregon edhe përqindja e vendosur në krah të emrit të tij pasi sipas gazetës, Strakosha ka vetëm 10 % mundësi transferimi duke ditur se Lazio e ka blinduar me një kontratë afatgjatë dhe e konsideron pjesë të projektit dhe mund të vendosë ta shesë vetëm për një shifër stratosferike. Në këtë rast, Juventusi mund vetëm të presë për të studiuar situatën por e ardhmja mund të dhurojë surpriza për një nga portierët më të talentuar kuqezi.
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme