Thomas Strakosha fitoi duelin me Etrit Berishën ndaj Përfaqësueses së Norvegjisë, teksa luajti titullar ndaj nordikëve, por kuqezinjtë nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv.
Norvegjia nuk është se ka shumë diferencë me ne në renditje, por sot na dominoi dhe për këtë ylli i Lazios tha:
“Diferencat nuk ishin shumë të mëdha, por ata ishin më të organizuar taktikisht, por edhe fizikisht. Ne luajtëm disi me frikë, por ishte edhe një lloj eksperimenti, pasi kishim shumë lojtarë të rinj në fushë. Normalisht që lojtarët e rinj është e vështirë të japin maksimumin që në takimin e parë”.
“Si mund të evitohej goli? Vetëm me përqendrim, pasi ne në ato momente e kishim ulur ritmin dhe humbëm edhe vëmendjen. Jo vetëm ky gol, por çdo rast evidentohet me përqendrim”.
“A patët problem me gjurin, pasi u duk sikur u dëmtuat? Jo, nuk ka asnjë problem me rëndësi.
“Jeni nga portierët që luani më mirë me këmbë, por sot vuajtëm në qarkullimin e topit? Gabova edhe unë shumë topa sot, por prandaj janë edhe miqësoret, për të mësuar më mirë lëvizjet dhe pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë Strakosha.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...