Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, një hetim në testet e Lazio në COVID-19 ka zbuluar se Ciro Immobile dhe Lucas Leiva nuk ishin pozitiv me Covid, por Thomas Strakosha ka qenë pozitiv.
Hetimi është bërë në laboratorin Futura Diagnostica në Avellino, i cili ka bërë testet për koronavirus të Lazio deri me tani në këtë sezon.
Shumë pyetje janë ngritur kur disa lojtarë janë testuar pozitiv në UEFA dhe Lega Serie A, por negativ në ato që ka bërë klubi.
Agjencia e lajmeve ANSA raporton se këto teste janë bërë gjatë 6 nëntori ishin ri-ekzaminuar dhe rezultatet e njëjta kishin rezultuar për Immobile dhe Leiva, të cilët ishin negativë.
Megjithatë, portierit Strakosha i ishte thënë nga laboratori se nuk e ka virusin, por ai ishte testuar pozitiv gjatë ritestimeve në të nesërmen.
Sky Sport Italia raporton se janë katër laboratorë të ndryshme që kanë testuar të njëjtit lojtarë gjatë të njëjtës javë, para ndeshjes Lazio-Juventus që dha katër rezultate të ndryshme.
Por, në një pikë kjo përkon me atë që ka thënë Lazio, që sistemi i testimit për momentin është tepër i brishtë dhe ka interpretime të ndryshme për futbollistët që janë pozitivë apo negativë me COVID-19. /GazetaExpress/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...