Thomas Strakoshën e pret një e ardhme e bukur përpara, pasi portieri shqiptar i Lazios vazhdon të bëjë paraqitje fantastike, të cilat janë vlerësuar në kor edhe nga media italiane, sidomos pas finales me Juven.
Strakosha mori ditën e djeshme një vlerësim mjaft të rëndësishëm nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili i shtrëngoi dorën portierit pas një pritje në minutat e fundit.
Portieri i Kombëtares menjëherë pas ndeshjes së djeshme ka berë një postim në “Instagram” duke shprehur keqardhje për humbjen dhe duke falenderuar tifozët për mbështetjen.
“Të humbësh nje finale është një ndiesi shumë e keqe për një futbollist. Më vjen keq edhe më shumë se kemi humbur përpara këtij publiku që na ka lënë me të vërtetë pa fjalë. Komplimentet janë per ju.”- ishte postimi i Strakoshës.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës