Manchester City ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Wolvesit në frymën e fundit me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
City nuk e nisi ndeshjen aspak mirë duke pësuar gol në minutën e shtatë, ku realizoi Larsen, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, pas golit të drejtuarit e Guardiolas reaguan dhe në minutën e 33-të, barazuan me anë të Gvardiolit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Teksa, kampionët në fuqi vazhduan iniciativën edhe në pjesën e dytë, kur shpërblimin e gjetën në minutën e pestë shtesë.
Heroi i Cityt ishte John Stones i cili realizoi gol për t’i dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij dhe për ta bërë lider së paku për dy orë të tjera, derisa Liverpool ta zhvillojë takimin e radhës.
Stones e nxjerri nga “lloçi” skuadrën e tij për herë të dytë këtë sezon, pas atij goli me Arsenalin në sekondat e fundit.
Pas tetë xhirosh Manchester City ka 20 pikë, dy më shumë se Liverpooli, që pas pak luan ndaj Chelseas.
Ndeshjen e radhës City e luan ndaj Sothampton, kurse Wolves përballet me Brightonit./Arbresh.info
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...