Stoke City ia tregon kushtin Liverpoolit për transferimin e Xherdan Shaqirit

23:38 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Stoke City është duke kërkuar anësorin e Liverpoolit, Sheyi Ojo, si pjesë e marrëveshjes që e dërgon Xherdan Shaqirin në Anfield.

Trajneri i “Potters”, Gary Rowett do të humbas yllin kosovar për një tarifë prej 13.5 milionë funta, e cila është e vendosur në klauzolën e tij, transmeton portali arbresh.info. Bisedimet janë duke u zhvilluar, por Rowett kërkon talentin 21-vjeçar, Sheyi Ojo, në formë huazimi.

Ish trajneri i skuadrës Derby, Rowett është duke kërkuar gjithashtu anësorin uellsian të Liverpoolit, Harry Wilson.

Wilson, i cili ka ngjallur gjithashtu interesim te klubet si Celtic dhe Rangers, mund të zgjedh për qëndrim në Anfield dhe të përpiqet për të gjetur një rrugë në planet e Jurgen Kloppit.

Ndërkohë, Shaqiri shihet si një lojtar rezervë ideal për treshen në front të “Redsave” të përbërë nga Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Ish mesfushori i Bayern Munichut dhe Interit është i vendosur për të vazhduar qëndrimin në Premierë Ligë.

Manchester United ka shfaqur gjithashtu interesim për lojtarin nga Gjilani pasi Jose Mourinho është një admirues i madh i tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme