Steven Gerrard beson që performanca e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve shfaqi që sulmuesi e meriton Topin e Artë për të pestën herë.
Ronaldo shënoi dy herë në fitoren 4 me 1 të Real Madridit ndaj Juventusit në Cardiff duke siguruar sërish trofeun në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Është e frikshme, shumë e frikshme”, tha Gerrard gjatë transferimit të Ligës së Kampionëve në ‘BT Sport’.
“Topi i Artë duhet të jetë i tij sepse janë këto ndeshje që i definojnë lojtarët. Shumë keq që nuk arriti të shënonte hat-trick sepse atëherë do të kishte shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale”, shtoi legjenda e Liverpoolit.
Reprezentuesi portugez fitoi Topin e Artë në vitin 2008 si një lojtar i Manchester United dhe më pas në vitin 2013, 2014 dhe 2016 ai e fitoi çmimin si lojtar i Real Madridit./arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation