Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier League, këtë herë si trajneri i Aston Villas, pasi këta të fundit shkarkuan të dielen Dean Smith.
Smith u shkarkua pas pesë humbjeve të njëpasnjëshme, e fundit e cila ishte ndaj Southampton të premten.
Ende nuk jemi në gjysëm të edicionit në Premier League dhe janë shkarkuar pesë trajner, sa ishin shkarkuar në total gjatë edicionit të kaluar.
Gerrard po vlerësohet nga drejtuesit e Aston Villas dhe janë të impresionuar me punën e tij te Rangers.
Pasi mori drejtimin e Rangers në vitin 2018, 41-vjeçari fitoi titullin e Premierligësë skoceze sezonin e kaluar, duke thyer dominimin e Celtic të cilët ishin shpallur kampion për nëntë vite radhazi./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League