Stërvitjet intesive të Unai Emery në Arsenal, reagon Shkodran Mustafi

22:58 | 12 Korrik 2018
Arbresh Info

Unai Emery është duke vazhduar me intensitet të lartë në stërvitjet para-sezonale me skuadrën e Arsenalit.

Trajneri i ri i “Topçinjve” është duke testuar vazhdimisht yjet e skuadrës në stërvitjet para fillimit të sezonit që pritet të jetë mjaftë i vështirë për skuadrën londineze, shkruan portali arbresh.info.

Yjet si Shkodran Mustafi, Hector Bellerin dhe Calum Chambers vështirë se janë duke iu përmbajtur temperaturave të larta që kanë arritur deri në 30 gradë në kampin Colney të klubit.

Mbrojtësi shqiptar madje ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter:

“Dhimbja që ju ndjeni sot do të jetë fuqia që do të ndiheni nesër”, ka shkruar reprezentuesi i Gjermanisë që nuk ftua nga Joachim Low për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

26-vjeçari pritet të jetë pjesë e formacionit startues edhe nën udhëheqjen e trajnerit të ri në Emirates./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bk4-3uxDMVX/?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme