Lojtarët e skuadrës belge Anderlecht janë stërvitur në një park të Manchesterit këtë mëngjes para ndeshjes së tyre në Evropa Ligë.
Ata do të takohen me Manchester United këtë mbrëmje për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info. Për të qëndruar në formë dhe për të qenë të gatshëm për ndeshje, skuadra belge doli në park dhe filloi përgatitjet.
Pas barazimit 1 me 1 në Belgjikë, Anderlecht shpreson vetëm në mrekulli për të fituar në stadiumin ‘Old Trafford’.
Me vetëm një gol në ndeshjen si mysafirë, barazimi për “Djajtë e Kuq” nuk do të jetë i mjaftueshëm në këtë ndeshje për të vazhduar tutje në këtë kompeticion./arbresh.info
https://twitter.com/robpim1982/status/854995553926742017
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...