Sterling: Titulli i Ligës Premier është prioritet i Cityt para Ligës së Kampionëve

17:39 | 27 Korrik 2019
A. B.

Raheem Sterling ka folur për objektivat e klubit të tij, Manchester Cityt, për sezonin 2019/20.

Manchester City arriti të fitojë titullin në Ligën Premier në sezonin 2018/19 pas një gare të ashpër me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, përforcimet e shumta dhe organika e pasur me shumë lojtarë të mëdhenj kanë bërë që pritjet të jenë më të mëdha për Cityn.

Por, kështu nuk mendon edhe sulmuesi anësor anglez, Sterling.

Sterling ka thënë se Liga e Kampionëve është diçka e madhe, por për Cityn është më i rëndësishëm trofe i Ligës Premier.

“Liga e Kampionëve është diçka e madhe për ne si klub, por gjëja jonë më e rëndësishme është fitimi i Ligës Premier”, ka thënë Sterling. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme