Kthimi i Xavit në “Camp Nou” është po aq romantik sa mund të duket, por ndoshta mund të kishte qenë në rrethana më të mirë.
Barcelona ka një numër lojtarësh të lënduar dhe në krizë të thellë financiare, Joan Laporta nuk mund t’i lejojë as trajnerit të ri zëvendësime të shpejta.
Një fushë e veçantë e shqetësimit për “Blaugranët” është krahët e sulmit, me Ousmane Dembelen dhe Ansu Fatin që vazhdimisht lëndohen dhe Yusuf Demir që ende nuk e ka gjetur rrugën e tij, Xavi nuk është veçanërisht i dëshpëruar për zgjedhje. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë së shpejti.
Barcelona është lidhur me Raheem Sterling tash e disa muaj dhe sipas raportimeve të “90 minute”, anglezi ia ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester City te Pep Guardiola.
Kjo vjenë si pasojë e një sasie të reduktuar të minutazhës së tij në këtë sezon dhe besimit se nuk është i përfshirë në planet afatgjate të Guardiolës.
Si i tillë, Sterling po kërkon një huazim, ndoshta në një përpjekje për t’i treguar vlerën e tij Guardiolës, dhe Barcelona mund të jetë një fitues nga kjo marrëveshje.
Raheem Sterling është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015 kur u transferua nga Liverpool për 63.7 milionë euro./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...