Raheem Sterling e pranon se do të dëshironte ta kishte fanellën e Lionel Messit, edhe pse nuk do të nxitojë për ta vendosur në murin e tij.
Sterling i Manchester Cityt, ka thënë se dëshiron të mbledhë fanella nga më të ndryshmet pas ndeshjeve të mëdha me yje të futbollit dhe se një ditë, do t’i vendosë gjitha në një vend të veçantë.
Ai është koleksionues dhe para se të zbulojë gjithçka që ka grumbulluar, Sterlinh shpreson që në një të ardhme të afër të shkëmbejë fanellat edhe me Messin e Barcelonës.
“Jam koleksionues i fanellave, por ende s’e kam vendosur asnjë fanellë në mur”, tha Sterling për BBC Radio 5 Live.
“Nuk më pëlqen që njerëzit që vijnë në shtëpi duke e ditur se jam futbollist. Më pëlqen ta mbaj familjen time të orientuar”.
“Por sigurisht kur të përfundoj me futbollin, do t’i kem diku ato fanella – shpresoj të jenë shumë për të zgjedhur favoritet me apo kundër të cilëve kam luajtur”.
“Fanella që e dua më së shumti është ajo e Messit – kur kemi luajtur me Barcelonën kam marr fanellën e Neymarit, mendoj se është fanella e parë të cilën e kërkova”./Express
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...