Google ADS

Sterling: Dua vetëm një fanellë, dhe ajo është e Messit

12:17 | 25 Prill 2020
Arditë Shkodra

Raheem Sterling është në pritje të fanellës së Lionel Messit për të kompletuar koleksionin e tij.

Ylli i Manchester City ka zhvilluar disa ndeshje kundër gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në Ligën e Kampionëve, por nuk ka arritur të marrë fanellën e tij.

Me Messin që po shkon drejt fundit të karrierës, reprezentuesi anglez është i dëshpëruar që nuk ka shkëmbyer fanellën me yllin e Barcelonës.

“Ka vetëm një që unë dua me të vërtetë, dhe ajo është fanella e Lionel Messit”, ka deklaruar Sterling, përcjell lajmi.net.

Sterling kurrë në karrierën e tij nuk ka kërkuar fanella të lojtarëve, dhe për herë të parë, thotë se e ka bërë kundër Neymar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme