Stephen Curry rinovon për katër vite me Warriors në vlerë 185 milionë euro

08:05 | 4 Gusht 2021
KRG

Golden State Warriors ia ka rinovuar kontratën e re yllit të skuadrës, Stephen Curry për katër vitet e ardhshme me vlerë 215 milionë dollarë (185 milionë euro), kështu se paku raportojnë mediat amerikane.

Sipas ESPN, Curry do jetë lojtari i parë në histori të NBA që nënshkruan dy kontratë në vlerë më shumë se 200 milionë dollarë.

33-vjeçarit që do t’i skadonte kontrata në verën e ardhshme, tani do jetë i lidhur me Warrios deri më 2026.

Veterani i Warrios shijoi një tjetër super sezon në vitin 2021 duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë (32.0 pikë për ndeshje)./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme