Google ADS

Stephanie Frappart, gjyqtarja e parë femër në Liga 1

20:02 | 23 Prill 2019
Arbresh Info

Në pasditen e së dielës së kësaj jave do të shënohet një pikë e rëndësishme në histori të futbollit francez.

Për herë të parë në Liga 1 te kompeticioni kryesor i meshkujve, një gjyqtare femër do të ndajë drejtësinë, transmeton portali arbresh.info.

Stephanie Frappart

Në ndeshjes mes Amiens dhe Strasbourgut në vikend, 35-vjeçarja Stephanie Frappart do të marrë detyrën duke u bërë femra e parë në histori të kampionatit francez që drejton një ndeshje.

Kjo vjen pasi seksizmi është duke u çrrënjosur nga sporti ku mundësitë dhe gjërat si këto shënojnë një progres të madh sigurisht.

Takimi i së dielës mes dy skuadrave të lartpërmendura fillon në ora 15:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme