Google ADS

Stefano Pioli, i kënaqur me fitoren ndaj Salernitana-s

09:12 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ishte i lumtur me fitoren 2-0 ndaj Salernitana-s, ndeshja që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës.

Frank Kessie dhe Alexis Saelemaekers ishin golashënuesit e “Rossonerëve” për këtë ndeshje.

“Jam i kënaqur me një paraqitje të mirë, një fitore të mirë, sepse disa supozuan se kjo mund të merret si e mirëqenë”, tha Pioli për “DAZN”.

“Do të ishte më mirë nëse do të kishim shënuar më shumë gola, veçanërisht duke pasur parasysh sa raste krijuam, por skuadra tregoi pjekuri, qëndrushmëri dhe rritje. Më pëlqeu mënyra se si e kontrollonim lojën dhe vazhduam të krijonim raste, pavarësisht se rrezikonim shumë pak”.

Pietro Pellegri kishte startin e tij të parë, por çaloi pas vetëm 15 minutash, ndërsa Rafael Leao u largua në pjesën e parë.

“Rafa pësoi një goditje dhe muskujt e tij u ngurtësuan, kështu që ne nuk preferuam të rrezikonim. Ai është shumë i qetë në krahun e majtë, i vështirë për t’u ndalur në situata ballë për ballë, por duhet të shtyjë edhe më shumë dhe të përdorë ritmin e tij”.

“Ne lëvizim mirë brenda dhe jashtë topit për të krijuar mundësi të shumta shënimi”, përfundoi tekniku i Milanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme