Google ADS

Stefano Pioli është emëruar trajneri i muajit në Serie A

16:02 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Milan, Stefano Pioli është shpallur trajneri i muajit në Serie A për muajin tetor, pas pesë fitoreve në po aq ndeshje.

“Rossonerët”, të cilët ende nuk kanë siguruar asnjë fitore në “Champions League”, janë duke kaluar formë tejet të mirë në ligën italiane, duke regjitruar 10 fitore në 11 ndeshje deri tani, po aq sa ka edhe Napoli.

Pioli shënoi fitore në pesë ndeshje të muajit që lam pas në Serie A, duke u shpallur kështu edhe trajneri i muajit.

Kuqezinjët aktualisht po përgatiten për “Derbu della Madonnina” kundër Interit dhe shpresojnë ta fillojnë muajin e ri me një tjetër fitore kundër rivalëve të tyre të mëdhenj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme