Arsenali tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi.
Sulmuesi nga Gaboni ka nënshkruar për Topçinjtë për një shifër prej mbi 63 milionë euro.
Në ndërkohë, janë publikuar disa statistika që tregon se transferi i ri i klubit anglez ka potencial sulmues më të mirë se cilido lojtar i deritanishëm i Arsenalit.
Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar 100 gola për Borussia Dortmundin që nga fillimi i sezonit 2015/2016.
Në bazë këtyre të dhënave, sulmuesi i ri i Topçinjve ka shënuar së paku 45 gola më shumë nga cilido lojtar tjetër i Arsenalit gjatë të njëjtës periudhë.
Alexis Sanchez i ka shënuar 55 gola gjatë kësaj periudhe, 47 i ka realizuar Olivier Giroud, 32 herë e ka gjetur rrjetën Theo Walcott, kurse Mesut Ozil i ka shënuar 24 gola.
Pritet të shihet se a do të rezultojë i suksesshëm Aubameyang nën urdhrat e Arsene Wenger. /Telegrafi/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...