Pesë ditë, dy ndeshje, dy humbje, shtatë gola të pranuara dhe vetëm një të shënuar. Ky është bilanci i Kombëtares Shqiptare pas përballjeve me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtaren e Ukrainës.
Këto shifra bëhen edhe më shqetësuese kur shikon ecurinë e Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit, i emëruar trajner në korrik të vitit 2017.
Ishte 19 korriku i vitit 2017, kur Armando Duka para tifozëve prezantoi trajnerin e ri, i cili do të pasonte Gianni De Biasin, trajnerin më të suksesshëm të Kombëtares Shqiptare, që në vitin 2016 luajti në Kampionatin Evropian në Francë.
Që nga emërimi trajner i Shqipërisë, Panucci ka drejtuar kuqezinjtë në tetë ndeshje, katër zyrtare dhe katër miqësore.
Bilanci në këto tetë ndeshje është tejet dëshpërues. Dy fitore, një barazim dhe pesë humbje, me një golaverazh me 7 gola të shënuara dhe 14 të pranuara.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...