Statistikat: Kjo Kombëtare do ta fitojë Kupën e Botës

20:27 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Sipas institutit të futbollit CIES, është skuadra e Spanjës, ekipi më favorit për të fituar Kupën e Botës së kësaj vere, që do të mbahet në Rusi.
CIES ka realizuar një renditje virtuale, që llogarit përqindjen e lojtarëve të angazhuar në kampionatet dhe kupat kombëtare, që nga korriku i vitit të kaluar, duke nxjerrë edhe 23 futbollistët më të aktivizuar.

Nga ky klasifikimi, lojtarët e kombëtares iberike, janë ata që kanë luajt më shumë minuta, e përkthyer në përqindje, mesatarisht 81.1% të ndeshjeve në sezonin aktual, përqindja më e madhe kjo nga të gjitha skuadrat finaliste.

Në këtë llogaritje shtohet edhe niveli sportiv i klubeve ku luajnë lojtarët e Spanjës, që në total është më i lartë se përfaqësueset e tjera. Brazili, Franca dhe Gjermania janë 3 skuadrat e tjera që ngjiten mbi 80% në këtë indeks të veçantë. E fundit në pretendentët e Botërorit është përfaqësuesja e Panamasë. Botërori i kësaj vere nis në 14 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe të 15 korrikut në Moskë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme