Kosova vazhdoi ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 me fitoren mbrëmjen e kaluar (e hënë) kundër Malit të Zi.
“Dardanët” mposhtën me rezultat 2 me 0 skuadrën mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para më shumë se 12 mijë tifozëve të zhurmshëm të pranishëm në tribunat, shkruan portali arbresh.info.
Amir Rrahmani me kokë në minutën e 10′ dhe Vedat Muriqi nga një kundërsulm për 2 me 0 ishin autorët e golave në këtë ndeshja të zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë të raundit kualifikues të Grupit A.
Pavarësisht fitores dhe dominimit nga numri i gjuajtja në portë (7 me 4), përpjekjeve për të shënuar gola (21 me 7), skuadra e Bernard Challandes ishte e barabartë për nga posedimi i topit (50 me 50 për qind).
Mysafirët dominojnë për pak nga numri i pasimeve në përgjithësi (431 me 414 nga të tanët) si dhe me pasime të finalizuara (347 me 343).
Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e plota të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...