Statistikat e jashtëzakonshme prapa Ronaldos dhe Mo Salahs këtë sezon

09:06 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi dhe Liverpooli do të kenë sytë te Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah në finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve.

Dy skuadrat do të takohen mbrëmjen e së shtunës në Kiev, ku Madridi kërkon mbrojtjen e titullit për të dytin vit radhazi, transmeton portali arbresh.info.

Më poshtë keni në statistika sezonin 2017/18 të dy superyjeve:

  • Paraqitje me klub (në të gjitha kompeticionet): Ronaldo (Real Madrid) – 43; Mohamed Salah (Liverpool) – 51
  • Gola me klub (në të gjitha kompeticionet): Ronaldo – 44; Salah – 44
  • Gola në ligë: Ronaldo – 26; Salah – 32
  • Asistime në ligë: Ronaldo – 5; Salah – 10
  • Gola në Ligë të Kampionëve (përfshirë ato në kualifikime): Ronaldo – 15; Salah – 11
  • Asistime në Ligë të Kampionëve (përfshirë ato në kualifikime): Ronaldo – 2; Salah – 4
  • Dy gola brenda një ndeshje: Ronaldo 11 herë; Salah 7 herë
  • Tri gola në një ndeshje: Ronaldo 1; Salah 0
  • Katër gola në një ndeshje: Ronaldo 1; Salah 1
  • Më së shumti gola radhazi: Ronaldo 12 ndeshje (22 gola); Salah 7 ndeshje (dy gola)
  • Më së shumti ndeshje pa gola: Ronaldo 3 ndeshje; Salah tri ndeshje

– Këtu janë përfshirë të gjitha ndeshjet kompetitive, përveç ato ndërkombëtare.

Përballja mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 më 26 maj./arbresh.info/

Të ngjashme